Telenews

KOSOVA NË FUTSALL FITON EDHE NDAJ SKOCISË, KUALIFIKOHET NË FAZËN E ARDHSHME

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka realizuar fitoren e dytë në kuadër të Grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024.
Pas fitores ndaj Bullgarisë në mbrëmjen e kaluar, të përzgjedhurit e Arben Simitçiut kanë shënuar fitore edhe ndaj Skocisë, duke e siguruar kësisoj kualifikimin në rrethin e ardhshëm “Main Round”.
Ndeshja e zhvilluar, të shtunën pasdite, në Varna të Bullgarisë, është mbyllur me rezultat 4:1 në të mirë të Dardanëve. Drilon Maxharraj ishte protagonisti kryesor i kësaj ndeshje me tre gola të shënuar. Në fakt, Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe qysh pas tre minutash lojë kaloi në epërsi me golin e Drilon Maxharrajt. I njëjti lojtar realizoi një supergol në minutën e 9-të. Skocezët arritën të ngushtojnë më pas epërsinë në 2:1, në minutën e 14-të, me golin e Bradley Steedman, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.
Megjithatë, në vazhdim ishin sërish Dardanët që e menaxhuan mirë lojën dhe arritën të shënojnë edhe dy gola. Fillimisht realizoi Endrit Hajdini, në minutën e 28-të, derisa Drilon Maxharraj e kompletoi ‘Hat-trick”-un e tij në minutën e 36-të.
“Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe me kualifikimin që kemi arritur. Po ashtu, ndjehem mirë që e dhashë kontributin tim me tre gola në këtë ndeshje, të cilët ua dedikoj tifozëve tanë Dardanët. Tani kundër Armenisë presim një lojë të fortë. Normalisht se do të luajmë pa stres dhe shpresoj se do të vazhdojmë me paraqitje të mira dhe ta mbyllim këtë fazë në pozitën e parë në grup”, ka thënë Maxharraj pas ndeshjes.
Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij rrethi kualifikues Kosova e zhvillon, të hënën, kundër Armenisë, ku po ashtu synon fitoren, ndonëse tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje.

Të ngajshme

Portugalia fiton thellë ndaj Zvicrës, kualifikohet në çerekfinale

KushtrimGuraj

Vuçiq bëri tifo për Japoninë kundër Kroacisë, por nuk e uroi Pllenkoviqin për rezultatin

KushtrimGuraj

Formacionet zyrtare: Portugali – Zvicër, Xhaka e Shaqiri nga fillimi – Ronaldo në bankën rezervë

KushtrimGuraj