Telenews

Kosova niset drejt Qipros

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros.
“Dardanët” nesër do ta luajnë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve (Nations League).
Me ekipin nuk ka udhëtuar futbollisti Mërgim Vojvoda., i cili për shkak të lëndimit nuk është grumbulluar.
Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.
Ekipi i Alain Giresse, më 5 qershor në “Fadil Vokrri” do të luajë kundër Greqisë.
Po ashtu si vendas skuadra “verdh e kaltër” do të luajë kundër Irlandës së Veriut.
Ndërkaq më 12 qershor do ta luajë ndeshjen kthyese si mysafire në Greqi.
Ndeshjet e Kosovës në kuadër të Nations League do të transmetohen drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe kanalet sportive të Art Motion.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj