Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri me datën 26 dhjetor 2024, qytetarët kanë të drejtë të ndërrojnë qendrën e votimit.
“Deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./teve1.info/