Telenews

KRASNIQI HOMAZHE ME RASTIN E DITËS SË DËSHMORËVE TË PRISHTINËS

I shoqëruar nga deputetët e PDK-së, Krasniqi ka thënë se shumë u vranë për të mos vdekur kurrë.
“Sot, me 18 prill, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, bëmë homazhe për burrat dhe gratë që ranë heroikisht me idealin e lirisë dhe emblemën e UÇK-së në zemër.  Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj. Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës!”, shtoi ai.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj