Telenews

Krasniqi mohon se ka lidhje me ambasadorin Martin Berishaj, ja çka thotë për të

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për tregtinë me energjinë elektrike me një kompani të palicencuar në Kosovë, ka mohuar se ka lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.

Krasniqi ka thënë se e ka takuar vetëm një herë para gjashtë apo shtatë vjetësh. Ka thënë se vetëm e ka përshëndetur.

“Unë Berishajn e kam takuar një herë para 6-7 vjetësh. E kam takuar privatisht. Vetëm jam përshëndetur. Kurrë nuk e kam takuar”, ka thënë Krasniqi në Interaktiv të KTV-së.

““Unë kam qenë në një udhëtim zyrtar në Zagreb, gjatë udhëtimit nuk e kam takuar, pasi jam kthyer, ai më ka thirrur dhe më ka pyetur se përse nuk e kam telefonuar. Unë isha në vizitë te kompani energjetike. Nuk e kam ditur që është ambasador në Zagreb, kam menduar që është ambasador në Lubjanë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq është shprehur i bindur se veprimet e tij si kryeshef i KEK-ut ishin të duhurat. Ka sqaruar se tregtia me energjinë elektrike me HSE-në është bërë në kufi me Kosovën dhe ZRrE-ja nuk kishte autoritet përtej kufijve të Kosovës.

“Isha I bindur. ZRrE-ja kur na ka dërguar rekomandim, rekomandimet nuk janë vendime, as nuk janë ligjërisht obligative, sipas meje dhe njerëzve të tjerë, me këtë veprim e kemi mbrojtur interesin e KEK-ut, sikur ta kishim përjashtuar HSE-në, do të blinim energji me çmim më të lartë”, ka thënë ai.

Lidhjet me kompaninë HSE

Kompanianë “Holding Slovenske Elektrane” e drejton Tomaž Štokelj, mik i ngushtë i kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, i cili kishte qenë edhe dëshmitar në martesën e kryeministrit, ka hulumtuar Paparaci.

“HSE”, të cilën qeveria sllovene e kishte rënditur si një investim strategjik, prodhon më shumë se 60 për qind të energjisë elektrike në Slloveni.

Lidhjet mes tyre janë aq të fuqishme sa që në vitin 2020 kryeministri kishte ndarë 800 milionë euro garanci për mikun e tij, në një kohë kur po falimentonte kompania, ndërkaq “besë” nuk i kanë bankat atje.

Sipas raportimeve të mediave sllovene, “HSE” kishte marrë kredi nga bankat vetëm 185 milionë euro, pra shumë pak në krahasim me shumën e ofruar nga shteti, konkretisht miku i tij.

Skandali Golob-Berishaj

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob dyshohet për përfshirje në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni. Në të akuzohet për përfshirje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Sipas raportimeve, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Në 2004, kryeministri Golob bashkëthemeloi një kompani tregtare të energjisë GEN-i, e cila thuhet se kontrollohet nga shteti, dhe ku ai qëndroi kryetar deri në vitin 2021.

Martin Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti.

Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj