Telenews

Krasniqi në 53 vjetorin e UP-së: Studentët s’po shohin të ardhme në Kosovë, shkak mungesa e vizionit qeverisës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, ka thënë se që nga themelimi, ky institucion arsimor i lartë, u kthye në në kështjellë të dijes e rezistencës.

Sipas tij, ku historikisht në të, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspirata kombëtare dhe drejt rrugës së lirisë.

”Sot festojmë 53-vjetorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, institucionit që formësoi identitetin kombëtar, shtroi rrugën akademike dhe zgjoi shpirtin liridashës të qytetarëve të Kosovës.

UP-ja, që nga themelimi, u kthye në kështjellë të dijes e rezistencës, nga ku, historikisht, studentë e profesorë së bashku, artikuluan aspiratat tona kombëtare dhe projektuan rrugën e lirisë.

Kur jemi vetëm dy ditë larg nga festimi i 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehim mirënjohjen e madhe për të gjitha gjeneratat e profesorëve, asistentëve, studentëve dhe stafit tjetër përbërës të UP-së, për kontributin e çmueshëm drejt përmbushjes së këtij ideali”.

Megjithatë Krasniqi, ka shprehur kritika ndaj qeverisë për mungesë vizioni, në trajtimin e studentëve për mundësi të kufizuara të punësimit, përcjell klankosova.tv.

”Fatkeqësisht, sot, shumë studentë të jashtëzakonshëm nuk po e shohin të ardhmen në Kosovë. Shkaqet tashmë janë të mirënjohura: mundësitë e kufizuara të punësimit, humbja e shpresës dhe mungesa e vizionit qeverisës.

Prandaj, nëse ekziston sot një prioritet për të cilin duhet të përkushtohemi të gjithë – padyshim është rikthimi i besimit tek të rinjtë për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë dhe të mirëfilltë në vendin tonë.

Në këtë drejtim, është obligim dhe përgjegjësi e secilit prej nesh që të veprojmë dhe të angazhohemi.

Ndërtimi i një shteti i cili krijon më shumë mundësi për përmbushjen e potencialit rinor – është i vetmi çelës për të mbajtur rininë tonë të mrekullueshme në vend – e për të cilën kemi aq shumë nevojë.

Rinia ka qenë forca shtytëse në rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Rinia duhet të jetë edhe energjia e cila ndërton dhe zhvillon vendin tonë.

Së bashku mund t’ia dalim – besoni në Kosovë!”.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi