Telenews

Krasniqi për Fadil Vokrrin: Na frymëzoi përmes shembullit se e pamundura është vetëm një fjalë dhe asgjë më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri në 6-vjetorin e vdekjes së tij.

Kështu duke shkruar se Vokrri ishte frymëzim e idol për të.

“Fadil Vokrrin, si shumica e moshatarëve të mi, fillimisht e kam pasur idol, nga koha kur babai më merrte në stadium për të shikuar KF Prishtinën. Magjia e tij në fushë, të madh e të vogël na bënte të ëndërrojmë! Të paktën për 90 minuta, dhjetëramijëra tifozë ndjeheshim të paprekshëm e të fuqishëm.”

Teksa shton se ka pasur nderin të punojë krah për krah për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, që kulmoi me anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.

“Fadili na frymëzoi përmes shembullit – se e pamundura është vetëm një fjalë dhe asgjë më shumë. Fati im i mirë deshi që më vonë Fadilin ta kem një prej miqve të mirë e bashkëpunëtorëve më të shquar.  Shumë vite pasi ishte ndezur flaka e rezistencës sportive në fushën e blertë, pata nderin e jashtëzakonshëm jetësor që krah për krah me Fadilin, të punojmë fort për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, që kulmoi me anëtarësimin në UEFA dhe FIFA.”

“Ikja e tij e hershme 6 vite më parë, ka lënë një zbrazëtirë të madhe tek të gjithë që e njohëm dhe është akoma vështirë e pranueshme. Pa dyshim, futbolli i Kosovës ka humbur më së shumti nga mungesa e tij. Do të t’kujtoj gjithmonë për mirësinë, bujarinë dhe përkushtimin tënd të pashoq, Fadil – kumbara i futbollit të Kosovës. Shpirti yt jeton me ne në çdo gol të shënuar të kombëtares sonë, në çdo ndeshje të luajtur dhe në çdo zemër që ke frymëzuar,” shkruan Krasniqi në Facebook.

source

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu