Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi e ka quajur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si “kryemashtruesin”.
Kjo pasi Qeveria nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për shkak se në shtator ishin në grevë.
Më pas, të hënën partia që Kurti e drejton, Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar një video ku i akuzon ish-qeveritë për “shkatërrimin e shtetit”.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
E bashkëpartiaku i Krasniqit, Sami Lushtaku të hënën Kurtin e ka quatur “kurtoviq”.

