Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, e ku është hapur sesioni vjeshtor.
Në fjalën e tij, Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me mënyrën se si po e menaxhon Kosovën dhe përballjen me grevën e krizën ekonomike.
Në këtë kontekst, Krasniqi ka paraqitur një plan 5-pikësh të hartuar nga PDK.
Ai ka kërkuar rritjen e rrogave e lejimin e tërheqjen e kursimeve nga Trusti.
“Ne kërkojmë urgjentisht marrjen e 5 masave të mënjëhershme:
Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një përiudhë 6-mujore.
Të eliminohet për një periudhë 6-mujore, akciza e produkteve të naftës.
Të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja për një periudhë 6-mujore dhe subvencionohet për 25% faturat e atyre që konsumojnë deri më 1200 kilovat.
Të rriten për aq sa është norma e inflacionit së paku pagat
Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale nga Trusti me kusht që gradualisht të rimbursohen”, tha ai në Kuvend.

