Telenews

Krasniqi: Vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 13-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke vënë theksin te situata e pazakontë politike në vend.

“Po bëhen tre muaj që vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje. Është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar këtë situatë,” deklaroi Krasniqi për mediat, duke e akuzuar LVV-në për zvarritje të procesit.

Ai ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të dalë nga kjo krizë institucionale dhe për të gjetur një zgjidhje në funksion të zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit.

“E shprehim vullnetin tonë të konfirmuar për të insistuar që të dalim nga kjo bllokadë që na ka sjellë VV. Zonja Haxhiu nuk i ka votat. Ne do të jemi këtu, por do ta kemi qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati,” përfundoi ai.

Të ngajshme

Vrasja në Ferizaj: Çfarë dihet deri tani?

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 16 shtator

Erzana Fazliu

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur dhe katër të lënduar

KushtrimGuraj