Telenews

KREU I NAFTËTARËVE TË KOSOVËS, TREGON NËSE ÇMIMI I DERIVATEVE DO TË BIJE APO NGRITET

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i derivateve të naftës do të bie në ditët në vijim, pasi siç tha ai, dy ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës për 120 dollarë.
“Dje, pardje dhe sot kemi ulje të çmimeve në Berzë për 150 dollarë, kështu që kjo pritet të reflektojë edhe tek ne ditët në vijim”, tha Berjani.
“Çmimi furnizues sot sillet në 1 euro e 54 cent  deri në 1 euro e 55 cent “, tregoi Berjani.
Tutje Berjani shpjegoi se pse çmimi nuk ulet edhe në pikat e derivateve në momentet që ulet në Berzë.
“Rritja po reflekton shumë shpejt, ndërsa zbritja më ngadalë, për shkak se bizneset kinse kanë stoqe me çmim më të lartë, dhe nuk mund të japin me një çmim më të lirë brenda ditës”, u shpreh ai.
“Ne nuk mund të themi se çfarë çmimesh do të kemi ditët në vijim, mund të themi se nëse lufta Ukrainë – Rusi përfundon, stabilizohet tregu i naftës në tërë globin”, përfundoi Berjani.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

“Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO)

Donat Hashani

Katër deputetë të Listës Serbe votojnë për, Guri: Duan t’i fshehin marrëveshjet me Listën Serbe

Donat Hashani