Telenews

KREU I SINDIKALISTËVE TË PTK-SË, THOTË SE OFERTA E TELEKOMIT PËR PUNËTORËT E VET ËSHTË SHQETËSUESE

Balaj, i ftuar në “Ditari” në Tëvë 1, ka thënë se është dashur të bëhet një diferencë mes punëtorëve të cilët punojnë nga vitit 1999 aty, krahasuar me ata që kanë hyrë që një vit.
“Nëse ishim përfshirë në një pako të tillë, sigurisht se një pako e tillë nuk kish ndodhë kështu sepse për ne është pak diskutabile ajo si është mujt me u krahasu punëtorët të cilët e kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm nga vitit 1999 që e kanë pru Telekomin…me u krahasu me punëtorë të cilët kanë hyrë që një vit, dy, tri, pesë e dhjetë. Është dashtë me bë një diferencë mes tyre”, tha Balaj.
Ai shtoi se Sindikata është dashur të informohet më parë dhe të diskutohet në frymën e dialogut. Sipas tij, menaxhmenti dhe Bordi i kanë rënë pishman që nuk janë takuar me Sindikatën e Punëtorëve të Telekomit.
“U kon befasuese ardhja e postës elektronike – email, të cilin edhe unë si kryetar e kom pranu në të njëjtën kohë bashkë me punëtorë. Është dashtë të paktën që të diskutohet në frymën e dialogut social ashtu siç e parasheh edhe ligji për organizim sindikal. Paraprakisht të informohet Sindikata, të diskutojë me kryesi, të informojë punëtorët që ka me u bë një pako e tillë, por sido që të jetë, kjo është një pako vullnetare të cilën ne nuk mund t’i them askujt merre dhe tërhiqu. Por, për të gjithë ata punëtorë të cilët dëshirojnë, është e drejtë e tyre me shfrytëzu këtë pako. Të gjithë ata që nuk dëshirojnë sigurisht që Sindikata i garanton të gjithë anëtarët e vetë se asnjë nga ta nuk do ta humb vendin e punës…Gabimin që e kanë bërë menaxhmenti dhe Bordi, dhe unë besoj që ky është një gabim që ata i kanë ra pishman që nuk janë taku me neve”, shtoi Balaj.
Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit ka theksuar se nuk kanë kërkuar sqarime se pse nuk janë thirrur në takim, sepse siç thotë ai, emaili vetëm se është dërguar.
Balaj shtoi se shqetësuese për të mbetet ajo se këtë pako mund ta marrin edhe ata njerëz, që sipas tij, e kanë shkatërruar Telekomin e Kosovës.
“Telekomi është shkatërruar nga dora e shtetit, nga njerëzit e politikës që janë emëruar brenda Telekomit të Kosovës. Dhe ajo që për mu është shqetësuese po e thom shumë është, sepse në këtë pako munden me marrë edhe ata njerëz që e kanë shkatërruar Telekomin e Kosovës”, shtoi ai.

Të ngajshme

“Nuk jam politikan i salloneve e biskotave”: Ali Ahmeti thotë se nuk lejon të preket gjuha shqipe

Erzana Fazliu

Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

Erzana Fazliu

Çitaku nga Haga: Thaçi mishëron shpirtin e luftës sonë për liri e pavarësi

Erzana Fazliu