Telenews

Krimi i rëndë në Durrës për një kafe, shpallet në kërkim njëri nga të dyshuarit

Dy persona kanë mbetur të vrarë në Manëz të Durrësit mesnatën e së martes.

Për ngjarjen tragjike është deklaruar edhe Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur për motive të dobëta.

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se 21 vjeçari D.P, është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të ngajshme

Të shtëna me armë pranë Parlamentit të Serbisë, plagoset një person dhe digjet një tendë

Valjeta Turkaj

Helmohen disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës

Valjeta Turkaj

Prishtinë: Kapen me mbi 2 kg kokainë, një kosovar dhe një shtetas i huaj përfundojnë në mbajtje

Valjeta Turkaj