Telenews

Kristjan Asllani arrin marrëveshje me Interin

Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje me klubin e madh italian, Inter.

Mediat më të njohura italiane raportojnë se një marrëveshje veçse është arritur dhe Asllani do të jetë lojtari më i ri i zikaltërve.

Ai ka impresionuar edicionin e kaluar me Empolin, duke tërhequr vëmendjen e nënkampionit italian, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori shqiptar do të kalojë te Interi në formë huazimi për rreth 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Asllani është vetëm 20 vjeç dhe ka katër paraqitje për Shqipërinë deri më tani. /Gazeta Express/

The post Kristjan Asllani arrin marrëveshje me Interin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, realizon super gol ndaj Hamburgut

Blearta

Drenica me një fitore dramatike, e mposht Prishtinën e Re

Blearta

Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

Valjeta Turkaj