Telenews

Kritikat e Konjufcës për Specialen, përgjigjet ashpër kryetarja e gjykatës

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova është përgjigjur në kritikat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Ajo ka thënë se Kosova nuk mund ta krijojë asnjë mekanizëm kontrolli, pasi cenon pavarësinë e gjykatës.

“Më duhet të shpreh pikëpamjen time: asnjë gjykatë nuk mund të jetë nën mbikëqyrje nga legjislativi apo ekzekutivi, kjo nuk ndodhë askund në asnjë vend që e mbështetë sundimin e së drejtës. Brenda kornizës tonë legjislative bazuar në Kushtetutë, ne kemi mbikëqyrje nga Apeli e Kushtetuta”, ka thënë Trëndafilova në një takim online, shkruan Nacionale.

Ajo ka vlerësuar se Kosova ka krijuar shtet ligjor, dhe mbikëqyrjet e tilla nuk janë të duhura.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 gusht

Rrezarta Ramaj

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi