Telenews

Kryeinspektori i AKI-së ftohet si dëshmitar nga Specialja

Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Burim Ramadani, është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar.
Në njoftimin e publikuar nga AKI-ja thuhet se “Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.
“Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, thuhet më tej në njoftimin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it takohet me shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, diskutojnë situatën e sigurisë

Yllka Gashi

Më 1 shtator komunat në protestë, Ibrahimi: Kërkesat tona janë injoruar ndër vite nga niveli qendror

Yllka Gashi

Zyrtare: Patrick Vieria trajner i Kombëtares së Senegalit

Yllka Gashi