Telenews

Kryeministri Kurti flet për sigurinë e vendit: Jemi të përgatitur për çdo skenar

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së 46-të të Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se në dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë është bërë edhe më i qartë rreziku që vjen nga autokratët.
“Ka kohë që ne edhe në dialogun në Bruksel kemi ngritur alarmin për rrezikun  nga fqinji jonë verior agresiv, i vili nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës, që e mohon gjenocidin, masakrat e spastrimin etnik dhe i glorifikon kriminelët luftës”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë tha se është evidente që Serbia po e mban anën e Rusisë, “duke mos i vënë asaj asnjë sanksion, por madje duke organizuar tubime përkrahëse në Beograd”.
“Sigurisht se presidenti i Serbisë nuk e ka fuqinë as për së afërmi të atij të Rusisë, por e ka mbështetjen e tyre, dhe siç e kemi parë në disa raste, ata mundohen të përdorin analogjitë e paqena, me pretekste false për të arsyetuar luftën për territore të reja – e territore të reja për ta, do të thotë krime të reja të tyre”, deklaroi Kurti.
Kurti po ashtu tha se dënojnë ashpër mosdënimin e agresionit dhe mosvënien e sanksioneve nga Serbia, e cila kësisoj po i bashkohet Bjellorusisë.
“Nëse deri dje disa besonin se duke i ledhatuar autokratët zbuten ca e ndoshta edhe bëhen demokratë, tashmë duhet ta kenë marrë secili mësimin”, u shpreh ai.
“Derisa Serbia nuk pranon të mos nënshkruajë deklaratë mossulmimi e paqeje me Kosovën, ajo përbën kërcënim direkt për rajonin, për paqen dhe sigurinë tonë afatgjate dhe të përbashkët”, paralajmëroi Kurti.
“Askush nuk mund të flasë më siguri se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim. Ajo që dimë është se duhet të marrim të gjitha masat për të shtuar sigurinë dhe mobilizimin, në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo skenar”, përfundoi Kurti.

Të ngajshme

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Donat Hashani

Sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së infermierja shtatzënë

Donat Hashani

Hovenierit i jepet ‘Çelësi i Qytetit’, të Prishtinës në përfundim të mandatit në Kosovë

Erzana Fazliu