Telenews

KRYEMINISTRI KURTI FTON DEPUTETËT TA VOTOJNË KODIN CIVIL

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se votimi i Kodit Civil është një ngjarje mjaft e veçantë për Kosovën dhe Kuvendin.
Gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Kuvend e ku pritet të votohet ky Kod, Kurti sqaroi edhe keqkuptimet të cilat janë bërë për martesën mes gjinisë së njëjtë, çështje kjo e cila ka shkaktuar reagime të shumta në vend.
“Është një pikë me rëndësi për të cilën ka pasur keqkuptime e keqinterpretime e kjo është regjistrimi i Bashkësive civile të personave me seks të njëjtë, në fund të fundit të drejtat e njeriut janë të drejtat e të gjithë njerëzve, të secilit njeri, të secilit person, se gjithsecili është krijesë e Zotit, e natyrës. Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë… te regjistrimi i Bashkësive civile të personave me seks të njëjtë, në nenin 1138 është paraparë mundësia që këta persona të mund të regjistrohen si Bashkësi civile. Kodi nuk e ka rregulluar kushtet dhe procedurën për këtë Institut që në mënyrë affirmative ka përcaktuar që në të ardhmen do të rregullohet me ligj të veçantë. Pra, kodi nuk është i mjaftueshëm. Kjo është në pajtueshmëri të plotë edhe me Kushtetuën e cila nuk lejon as një lloj diskriminimi duke përfshirë edhe diskriminimin në bazë të gjinisë. Po ashtu duhet të theksoj se Kodi nuk rregullon martesat ndërmjet personave me seks të njëjtë. Kjo dallon me Bashkësinë e regjistruar civile, ngase kjo e fundit mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo në forma të funksionit familjar”, tha Kurti.
Kreu i Ekzekutivit po ashtu u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë këtë Kod.
“Ju ftoj ta votoni këtë Kod Civil ta votoni që t’u jepni zgjidhje probloemeve të cilat i kemi diskutuar sa e sa herë në këtë Parlament dhe jashtë tij”, shtoi Kurti.
Kurti theksoi se Kodi Civil i ka gjithsej 5 libra, 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani