Qeveria e Kosovës do të mbajë këtë të marte mbledhjen radhës.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00, ndërsa në rendin e ditës janë 16 pika.
Qeveria do të shqyrtojë nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime sociale me Qeverinë e Turqisë.
Po ashtu, Qeveria do të shqyrtojë projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Raportit për Vlerësimin ex-Post të Ligjit për Kundërvajtje.
Ndër të tjera, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rural.
Në rend të ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për ndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e projektit përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Qeveria gjithashtu do të shqyrtojë propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për “The Kosova American Fund” me qëllim të promovimit të vendit.

