Telenews

Kryeministri Kurti nuk ka pranuar të marrë mëditje për kohën që qëndroi në Amerikë

Ani pse është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë, kryeministri Albin Kurti, nuk merr asnjë të hollë nga mëditjet që i takojnë kur është në vizitë zyrtare.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka theksuar se sipas ligjit paratë e tilla mund edhe t’i takojnë kryeministrit, por se ai “me vullnet dhe dëshirë nuk i pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit”.
“Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka thënë Krasniqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky sqarim i tij vjen pas raportimit se sa para mund t’i marrë Kurti për 16 ditë me radhë sa është duke qëndruar në tokën amerikane.

Të ngajshme

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, pushuesi rrëfen momentet e tmerrit: Jemi trembur shumë, erdhëm për qetësi, por…

Yllka Gashi

Cristiano Ronaldo merr dhuratë një orë, kap vlerën prej një milion dollarësh

Yllka Gashi

Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite!

Yllka Gashi