Telenews

KRYEMINISTRI KURTI TAKOHET ME HOMOLOGUN NGA NORVEGJIA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për të është kënaqësi të takohet me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store.
Kurti, gjatë vizitës së tij në Norvegji, e ka falënderuar atë për pritjen që i ka bërë.
“Kosova do të mësojë shumë nga suksesi i Norvegjisë në ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë. Me tregues të mirë në demokraci dhe ekonomi, është koha për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj