Telenews

KRYEMINISTRI KURTI NË KRUSHË: VEÇ SHPIRTI JUAJ E DI DHIMBJEN E ASAJ DITE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qe i pranishëm në 23-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe dhe në rivarrimin e shtatë viktimave të kësaj masakre.
Kurti tha se sot po i nderojnë shtatë burrat e atij vendi, të cilët po rikthehen në tokën e tyre, në siç e quajti ai, Krushën e Vogël të dhimbjes së madhe.
“Burrat dhe djemtë i grumbulluan në shtëpi e i vranë me breshëri plumbash. Të shtënat u dëgjuan në gjithë këtë zonë. Vec shpirti i juaj e di dhimbjen e asaj dite e gjurmët e pandreqshme e të përjetshme që ka lënë te ju”.
“112 shqiptarë u vranë në këtë masakër. 70 për qind e burrave dhe djemve të fshatit të moshës nga 13 deri 77 vjeç u zhdukën. 82 gra humbën bashkëshortet e tyre e 145 fëmijë mbeten pa baballarë”, është shprehur Kurti.
Tutje, kreu i qeverisë tha se historia e shtetit të Kosovës nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël e të Madhe.
“Nuk mund të shkruhet pa adresimin e dhimbjeve dhe tmerrit të përjetuar, dëmeve e vuajtjeve të shkaktuara. Historia jonë është e shkruar me mbi 400 masakra të kryera gjatë viteve 1998-99 në Kosovë. Kjo histori nuk mund të harrohet e as rishkruhet, asnjëherë të ndryshohet”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

LDK zyrtarisht bojkoton RTK’në: Nuk do të marrim pjesë në asnjë emision apo format

Donat Hashani

BE-ja sërish kërkon që Asociacioni të formohet, nuk i diskuton kushtet e Kurtit

Donat Hashani

Osmani takohet me Kryediplomaten e Islandës, Presidenca tregon çka folën

Donat Hashani