Telenews

Ku e shpenzoi buxhetin Kuvendi i Kosovës në 6 muajt e parë të 2023-ës?

Buxheti i Kuvendit të Kosovës, në vitin 2023 ishte mbi 10 milionë euro.

Por, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti legjislativi shpenzoi vetëm 3 milionë e 880 mijë euro.

Më së shumti Kuvendi shpenzoi për udhëtime, gjithsej 206 mijë euro.

56 mijë euro gjatë kësaj kohe shkuan në udhëtimet jashtë vendit.

E afro 76 mijë në mëditje gjatë këtyre udhëtimeve.

Akomodimi kapi vlerën e afro 63 mijë eurove.

Ndërkaq, Kuvendi një shumë të konsiderueshme e pagoi edhe për shërbime komunale.

Institucioni në 6 muajt e parë të 2023-tës harxhoi më së shumti për ngrohje, rreth 53 mijë euro.

Telefon shpenzuan rreth 9 mijë e 300 euro. E rryma kushtoi afro 29 mijë euro.

Për internet, Kuvendi ka pasur në dispozicion 5 mijë euro, por sipas raportit të publikuar nga ky institucion, asnjë prej këtyre mjeteve nuk janë shpenzuar.

Derivatet e veturave që i posedon legjislativi, për këtë periudhë kushtuan 13 mijë euro.

Kurse për sigurimin dhe regjistrimin e veturave vetëm 1 mijë 150 euro.

Kuvendi për dreka e darka shpenzoi 44.800 euro.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani