Telenews

Kujdes: Shqipëria pritet të përballet me një valë të tëmperaturave të larta, deri në kaq gradë pritet të jetë javën tjetër

Pas disa ditësh kur vala e të nxehtit u zbut, kjo fundjavë ka rezervuar kushte të qëndrueshme atmosferike, që do të vijojnë edhe javën e re.

“Nga dita e shtunë e në vijim do të kemi zhvendosje të masave ajrore me origjinë nga anticikloni Azoreve, për t’i lënë vend depërtimit të masave ajrore me orgjinë nga anticikloni Afrikan. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa moti do të jetë i kthjellët dhe me orë të gjata me diell në të gjithë territorin”, tha Eneida Doçi, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, temperaturat në territorin e Shqipërisë do të rriten, ndërsa era do të fryjë e lehtë veri–jug–perëndim–jug–lindje, me një shpejtësi prej 6 metra në sekondë dhe herë pas here në zonën juglindore, përgjatë vijës bregdetare, deri në 10 metra në sekondë, e shoqëruar me valëzime deti të forcës 1 deri në 3 ballë.

“Ditët më të nxehta parashikohet që të jenë dita e hënë dhe e martë, kur vlerat minimale nuk do të ulen më pak se 20 gradë Celsius si dhe vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius, por për shkak të faktorëve të ndryshëm, lagështirës në ajër, asfaltit, do të ndihen 44 gradë celsius, kryesisht në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan dhe Kuçovë”, bëri me dije Doçi.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj