Selektori i Kosovës në xhudo Driton Kuka dhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi kanë vizituar në Hagë krerët e UÇK-s gjatë së premtes.
Pas vizitës, Driton Kuka në rrjete sociale ka shkruar:
“Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK! Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë! Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën. Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalë të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”.

