Telenews

Kuka për medaljen e argjendtë të Krasniqit: Lufta më e fortë pas Botërorit

Selektori i Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, ka reaguar pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit në Masters për kategorinë 52 kilogram.

Kuka tha se Krasniqi ishte e shkëlqyeshme deri në finale kundër francezes Buchard Amandine, e cila u hakmor për humbjen në  Grand Slam të Parisit.

“Gara më e fortë sivjet pas Botërorit. 1260 Pikë Olimpike për Disin. Kosova ka nevojë për rezultate me vlerë,për imazhin e shtetit dhe kombit Shqiptar”, shkroi Kuka.

Tutje, ai tha se nesër do garojnë edhe xhudistës Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

“Medalje me peshë të madhe,kur po mungojnë medaljet me vlerë në Kosovë edhe ngjarjet që janë më shumë hobi po marrin vëmendje”, tha ai.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj