Telenews

Kuptohet edhe përkatësia e ushtarëve të KFOR’it, afër të cilëve pati gjuajtje me armë

shtarët e KFOR’it në Veri të Kosovës pranë të cilëve është gjuajtur me armë janë letonezë.

Këtë ia ka kumtuar Telenews.al, zyra për media e KFOR’it në Kosovë.

Më parë KFOR’i konfirmoi për ngjarjen që ka ndodhur të dielën.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Javë më parë ishte sulmuar edhe një patrullë e EULEX’it.

Të ngajshme

A janë rritur apo rënë? Çmimet e sotme të naftës, benzinës dhe gasit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj