Telenews

Kuqezinjtë ”pushtojnë” Dortmundin, mbi 50 mijë tifozë shqiptar në ndeshjen ndaj Italisë

Të shtunën, Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen me Italinë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin ”Signal Iduna Park” në Dortmund, më fillim nga ora 21:00, shkruan Telenews.

Sipas asaj që raporton ”ESPN”, pritet të jenë mbi 50 mijë tifozë shqiptar për të përkrahur djelmoshat e Sylvinhos, në stadiumin i cili ka një kapacitet prej 81.000 ulëse, por që për EURO 2024, është reduktur në 62.000 tifozë.

”UEFA dhe autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50,000 tifozë të Shqipërisë që të marrin pjesë në ndeshjen e së shtunës në Euro 2024 kundër Italisë në Dortmund, thanë burimet për ESPN, në atë që do të jetë kontigjenti më i madh udhëtues i çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.”, thuhet në këtë shkrim,

Dhe i tillë është interesimi për lojën në vendin ballkanik, kryeministri shqiptar Edi Rama ka pezulluar parlamentin e vendit për 10 ditë për të mundësuar që mbi 100 ministra dhe parlamentarë të marrin pjesë në ndeshjet e grupit B të ekipit kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës./Telenews/

Të ngajshme

Real Madridi e mbyll vitin me një fitore bindëse ndaj Sevillas

KushtrimGuraj

Ballkani merr një fitore komode në derbin e qytetit ndaj Suharekës

KushtrimGuraj

Mbi 180 milionë euro shuma e përgjithshme, si u ndanë paratë mes Usyk dhe Furyt pas meçit

KushtrimGuraj