Më 27 shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Lidhur me këtë takim të Kurtit dhe Vuçiqit dhe pritjet nga ai, analistët kanë dhënë mendimet e tyre.
Analisti Gazmir Raci, e ka quajtur lajm të mirë rikthimin në tryezën e bisedimeve, teksa thotë se palët duhet t’i japin përgjigjet e tyre për draftin përfundimtar të kësaj zgjidhje kalimtare për dialogun.
“Është lajm i mirë që pas një kohe të gjatë palët po rikthehen në tryezën e bisedimeve në nivel të liderëve. Jemi në fazën finale kur të dyja palët duhet të japin përgjigjet e tyre për draftin përfundimtar të kësaj zgjidhjeje kalimtare në dialog”.

