Telenews

Kurti: Abe ishte mik i mrekullueshëm i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje gjatë një tubimi në Japoninë Perëndimore.

Kurti e përshkroi Aben si lider të shquar të Japonisë, dhe mik të mrekullueshëm të Kosovës.

“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar i pari i Qeverisë në Twitter.

Të ngajshme

U aksidentua më 14 gusht, i riu vdes në QKUK

Rrezarta Ramaj

Vdes tragjikisht në aksident trafiku një kosovar në Finlandë

Rrezarta Ramaj

Bebe Rexha dhuron spektakël në New York

Yllka Gashi