Telenews

Kurti bën homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën ka bërë homazhe pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij.

Nga aty, Kurti tha se Bahri Fazliu ra në një ballafaqim të rreptë me forcat serbe.

“Sot më 7 maj janë mbushur 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Bahri Fazliut- Gëzimit. Ai u vra në betejë, ballafaqim me forcat armike serbe, në vendin i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi. Pra, një vend domethënës, i cili është në përputhje edhe me idealet e Bahri Fazliut, për çlirim e bashkim kombëtar. Bahri Fazliu është jo vetëm dëshmor i kombit, por edhe veprimtar, artist këngëtar poet, i cili ka lënë shumë shkrime, poezi të cilave nuk ju mbaron aktualiteti, sepse ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme më e shtrenjtë se jeta kundër padrejtësive dhe robërisë së okupatorëve”, ka thënë kryeministri Kurti, shkruan EO.

Kurti ka shtuar se sot po bëjnë nderime, siç ka thënë ai, duke mos harruar asnjëherë se punën më të madhe, më të rëndë, më të vështirë, e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Andaj edhe sot me bashkëpunëtorët e Bahri Fazliut, me familjarët e tij me ministra, qytetarë e aktivistë vijmë dhe bëjmë nderime këtu duke mos harruar asnjëherë se punën më të madhe më të rëndë më të vështirë e kanë kryer dëshmorët e kombit. Edhe ne e kemi shumë të rëndësishme, por këto janë gjë e vogël, gjithsesi në rrugën të cilën e kanë shtruar me gjakun e tyre dhe prej nga ne sot e kemi lirinë”, ka thënë Kurti.

“Lavdi Bahriut e të gjithë dëshmorëve”, përfundoi ai.

source

Të ngajshme

“Gangsteri i Prishtinës”, kush është Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës?

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?