Telenews

“Miku i dashur i Kosovës”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për mandatin e tij të tretë si kryeministër i shtetit kroat.

Osmani, përmes një postimi në platformën “X” e ka cilësuar Plenkoviqin si “mik të dashur të Kosovës”.

Presidentja ka thënë se janë krenarë për partneritetin me Kroacinë gjersa ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës.

“Urime mikut të dashur të Kosovës, Andrej Plenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë! Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.


source

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj