Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas ditës së dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kreu i ekzekutivit nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se gjatë ditës së sotme takoi disa liderë shtetërorë të vendeve.
Njëra ndër to ishte kryeministrja e Lituanisë, ku u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë të thellimit e tyre, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjithashtu, Kurti ka zhvilluar bisedime edhe me kryeministrin suedez, ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë si dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëeta Aleate të Natos në Napoli, Stuart Mauncsh. /Telenews.al/

