Telenews

Kurti e falënderon Walker për atë që ka bërë për Kosovën, e quan “njeri të jashtëzakonshëm”

 

 

Para mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Rreth këtij takimi, Kurti ka folur në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e qeverisë.

Kreu i qeverisë e ka quajtur Walkerin “njeri të jashtëzakonshëm”, dhe e falënderoi për kontributin e tij të madh për lirinë e Kosovës.

“Pata një takim me mikun e madh të Kosovës, William Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që e ngriti zërin për padrejtësitë mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, Wallker dhe misioni verifikues i OSBE-së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegje ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatore që çuan në ndërhyrjen e NATO-s. Puna dhe përkushtimi i Wallkerit dhe ekipit të tij ishin thelbësore për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Andaj një falënderim i veçantë për të gjithë ato gra e burra të misionit verifikues në Kosovë të OSBE-së”, u shpreh Kurti.

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj