Telenews

Kurti e nis ditën në institutin gjerman, gazetari Martens: Po flet se si dhe pse do të anëtarësohet Kosova në KiE

 

 

Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka publikuar një fotografi të Kurtit nga ky fjalim dhe shtoi se pas kësaj ngjarje ai do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman.

“Kryeministri i Kosovës në Berlin sot po flet rreth asaj se pse dhe si vendi i tij po do që t’i bashkohet Këshillit të Europës. Dita filloi me një fjalim në Bertelsmann Stiftung dhe do të përfundojë më vonë në Bundestagun gjerman”.

Kryeministri është duke qëndruar në Gjermani ku dje ka zhvilluar një takim me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili i ka kërkuar progres urgjent në zbatimin e zotimit për Asociacionin.

Kurt atje ka njoftuar edhe për disa takime të tjera, përfshirë edhe ato me mërgatën./Express/

source

Të ngajshme

Ministri i Mbrojtjes tregon se sa serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës

Donat Hashani

Kurti flet për takimin me kancelarin gjerman: Diskutime përmbajtësore e konstruktive

Donat Hashani

Maqedonci: Mund të shkarkohem, por dorëzohem vetëm i vdekur

Donat Hashani