Telenews

Kurti flet për takimin me kancelarin gjerman: Diskutime përmbajtësore e konstruktive

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, pas sesioneve dhe punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, në objektin e Kancelarisë gjermane.

Lidhur me këtë takim kryeministri Kurti ka njoftuar edhe në Facebook.

Ai ka vlerësuar se takimet me kancelarin gjerman “janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive’.

“Me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, qoftë në Prishtinë apo në Berlin, takimet janë përherë të sinqerta, me diskutime përmbajtësore e konstruktive. Sot u ritakuam në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në Samitin e radhës ku u përkushtuam për më shumë bashkëpunim rajonal e përmes tij për integrim të plotë evropian.”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se e ka falenderuar kancelarin gjerman për mbështetjen evazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

 

Të ngajshme

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së i dhuron Xhavit Halitit në Pejë fotografinë e Thaçit dhe Veselit

Erzana Fazliu

Policia gjobit kompanitë që po bartin dhe në rajonin e Prishtinës

Erzana Fazliu

Taksa zvicerane për qentë: Si e trajton Zvicra qenin tuaj si një person

Erzana Fazliu