Telenews

Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë: Mbi 1 mijë e 200 përfituan

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Kurti ka thënë se ky program quhet “Kosovo Generation Unlimited”.

Sipas tij, vetëm gjatë dy vjetëve të fundit rreth 1,200 të rinj në mes të kësaj moshe kanë përfituar nga kjo mundësi.

“60 për qind prej tyre janë vajza”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se sektorët janë të ndryshëm, prej atij të shërbimeve e shitjes me pakicë te TIK-u, e deri te marketingu, financat dhe bankat, e shërbimi publik.

“Popullatën e kemi të re, synimi ynë është që të kemi një rini vitale dhe të shkathët që veten e gjejnë edhe te profesioni”.

“Ju ftoj ta vizitoni faqen www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë për praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim që po ofrojmë për rininë tonë përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe bashkëpunimit me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Bllokadat e personave të maskuar serbë ndaj kosovarëve, Stano: Ishin të jashtëligjshme

KushtrimGuraj

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrulluan brenda komunës së Leposaviqit

KushtrimGuraj

Zbulohet aryseja e mos paraqitjes së Muriqit në pjesën e dytë

Erzana Fazliu