Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nëse është e nevojshme është i gatshëm të shkojë në Hagë dhe t’i takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim si të akuzuar për krime lufte.
Ai ka theksuar “kjo është brengë e imja, jo veç si aktivist politik i moçëm e qytetar republike, por para së gjithash si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
“Dhe gjithashtu të marrë vesh se kur konsiderojnë këta avokatë që në procesin gjyqësor atje po dëmtohet shteti i Kosovës dhe historia e jonë”, potencoi Kurti para bashkatdhetarëve në Dallas.
Kreu i ekzekutivit kosovar shtoi se duhet të mbrohet lufta e UÇK-së, “dhe vetëm duke e mbrojtur luftën e UÇK-së në mënyrë të suksesshme, atëherë mund të mbrohet secili”.
Ministrja Haxhiu ka të kaluar me plotë përplasje si me Thaçin ashtu edhe me Veselin.
Madje, me ish-kryeparlamentarin kishte pasur një përlasje tejet të ashpër.
Ajo, në momente eskalimi, në një nga seancat sa Vetëvendosje ishte akoma në opozitë, e kishte quajtur Veselin “kriminel”.
Ishte edhe tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që shumë shpesh kishte akuzuar Thaçin e Veselin.

Madje, Kurti kishte dalë një herë edhe me një shkrim të gjatë, të titulluar “shko Hashim”, ku argumentonte se si Thaçi duhet të pranojë të shkojë të gjykohet nga Gjykata Speciale.
Gjithashtu, Kurti kishte kërkuar nga Thaçi që menjëherë të jap dorëheqje kur ishte zbuluar aktakuza e tij nga prokuroria në Hagë.
Ndryshe më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në njoftim thuhet se aktakuza e re kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe në Gjilan.
Më 26 tetor të vitit 2020 në Gjykatën Speciale në Hagë ishte konfirmuar aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

