Telenews

Kurti: Kërcënimi nga Serbia është real, i shtuam 1 mijë e 852 ushtarë për tri vjet

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ka kërcënime të vazhdueshme nga Serbia dhe se Kosova është duke marrë masa për t’u përballur me këtë situatë.

Kurti ka përmendur shtimin e efektivit dhe pajisjeve të ushtrisë, duke përfshirë blerjen e armatimeve nga SHBA dhe Turqia.

Ai gjithashtu ka potencuar rritjen e numrit të ushtarëve dhe trajnimeve për t’i përgatitur ata për sfidat e mundshme.

Kurti gjithashtu ka theksuar se Serbia nuk është distancuar nga politika e saj e kaluar, e cila përfshin edhe mohimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Vazhdimisht, Serbia bën kërcënime, por ne nuk e dimë kur do t’i materializojë ato. Përvoja dhe historia na mëson se ai që bën kërcënime, një ditë do t’i aktualizon kërcënimet. Duhet të jemi vigjilentë dhe sa më të përgatitur, prandaj dhe po e forcojmë ushtrinë tonë, e kemi hequr tavanin e ushtarëve, e kemi zgjedhuar moshën e ushtarëve nga 23 në 25 vjeç. Në 3 vite kemi shtuar 1852 ushtarë në FSK, edhe 600 ushtarë të rinj do të vijnë këtë vit. Nga SHBA, ne po blejmë raketa antitank “Javelin”, ndërsa nga Turqia po blejmë dronë Bayraktar. Përveç kësaj, e kemi katërfishuar numrin e trajnimeve për ushtarët dhe oficerët jashtë vendit, është dyfishuar buxheti për mbrojtjen”, ka deklaruar ai për A2CNN.

Kjo përpjekje e Kosovës për t’i rritur kapacitetet e saj ushtarake, sipas tij, është pasojë e kërcënimeve reale që vijnë nga Serbia dhe, në disa raste, edhe nga Rusia.

“Ne po i bëjmë këto pikërisht se ekziston kërcënimi real i Serbisë, që shpeshherë është i shoqëruar edhe me kërcënimet e Rusisë. Ajo fjala që thotë ‘ka përfunduar beteja, por s’ka përfunduar lufta’, këtu vlen e kundërta, me Serbinë ‘ka përfunduar lufta, por nuk ka përfunduar beteja’ në arenën ndërkombëtare, rrotull kufijve tanë, në luftë me krimin e organizuar, vazhdimisht kemi beteja, ku na duhet të përballemi me Serbinë, e cila nuk distancohet nga Miloshevici, nuk distancohet nga Putini, nuk pranon krimet e kryera në Kosova dhe nuk na e njeh pavarësinë”, ka deklarua tutje kryeministri Kurti.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani