Telenews

Kurti në Berlin: Qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor.

Kurti ka thënë se qëndrojnë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë “autokracive në rritje në kontinentin tonë”.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar Kurti.

Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, ka theksuar premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë.

source

Të ngajshme

Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë

“Nxehet keq” Basha i VV-së: Evropës duhet t’i vijë turp që e la Kosovën jashtë KiE-së

​Qentë endacakë në Prishtinë, një krizë e pazgjidhur nga Komuna e Prishtinë

Donat Hashani