Telenews

“Nxehet keq” Basha i VV-së: Evropës duhet t’i vijë turp që e la Kosovën jashtë KiE-së

Si “njollë të zezë për Evropën” e sheh mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës deputeti I VV-së, Dimal Basha, teksa cilëson evropianët si “hipokritë”

Sipas tij, duhet t’i vijë turp Evropës që e la Kosovën jashtë KiE-së, ndonëse sipas tij, ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Evropës duhet t’i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve! Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!”, ka shkruar Basha në Facebook.

Kujtojmë se hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kanë kërkuar Franca, Gjermania e Italia.

Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetuese i draft-statutit të përpiluar nga evropianët, por u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, e refuzuan – dhe Kosova dështoi të anëtarësohet në këtë organizatë.

 

source

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj