Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga ambasada e Kosovës në Londër.
Të pranishëm në ceremoninë solemne pati nga kori diplomatik, autoritete qeveriste dhe përfaqësues t organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londrës.
Kreu i qeverisë tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për ta festuar Pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij, është kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i Pavarësisë së Kosovës.
“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha Kurti.
Ndërsa, ambasadori i Kosovës në Britani, Ilir Kapiti, foli edhe për lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.