Telenews

Kurti nis “fushtën elektorale” nga Prizreni, thotë se VV do të kthehet pas një “shkëputje të shkurtër”

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në qeverisje të komunës së Prizrenit.

 

 

Në një komunikatë për media nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se kjo parti pati 300 anëtarësime të reja.

Gjatë takimit që Kurti pati me të rinjtë në këtë qytet, kreu i ekzekutivit ka përmendur rrugën Prizren – Tetovë e hekurudhën që e lidhë Prizrenin me Gjakovën e Shkodrën si dy projekte që do të ndihmojnë zhvillimit ekonomik të Prizrenit.

“300 anëtarësime të reja në Prizren! Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, tha Kryeministri, njëherazi Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në takimin e mbajtur dje me qindra anëtarë të rinj që i janë bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren”.

“Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit, tha Kryeministri, i cili kujtoi spitalin e këtij qyteti dhe Universitetin “Ukshin Hoti” që në këto tre vite janë transformuar”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka thënë se në Prizren patën një shkëputje të shkurtër por sipas tij po kthehen dhe këtë ai thotë se e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin që ai përfaqëson.

“Prizreni frymon me Lëvizjen për këtë jemi garantues secili prej nesh dhe të gjithë ne së bashku”, shtoi ai.

source

Të ngajshme

“E kemi paguar një çmim”: Konjufca thotë se gjuha e Kurtit pati pasoja për VV-në

Erzana Fazliu

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Erzana Fazliu

Sopranoja Nino Machaidze, bassi Dario Russo dhe Rame Lahaj më 2 gusht në Prishtinë

Erzana Fazliu