Telenews

Kurti për Aganin: Ishte busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë

Në 25-vjetorin e vrasjes së profesorit Fehmi Agani, ka shkruar kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke e kujtuar atë.

“Mes krimeve aq të shumta të kryera nga forcat policore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe të pazbardhura nga drejtësia, është rasti i eliminimit fizik të Fehmi Aganit, i vrarë 25 vite më parë, më 6 maj 1999,” shkruan Kurti.

Kurti ka shkruar se Agani u vra vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre.

“Fehmi Agani u vra në kohën kur operacionet gjenocidale të forcave policore e ushtarake të Serbisë në Kosovë ishin në kulmin e tyre. Më 6 maj 1999, ai kishte hipur bashkë me familjen e tij në një nga trenat me të cilët po deportoheshin shqiptarët nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut. Rreth orës 13, treni i tyre u kthye sërish për në Fushë-Kosovë, por pak pa arritur, treni u rrethua nga policia të cilët i zbritën të dëbuarit nga vagonët dhe i hipën në tre autobusa. Një polic serb e pikasi profesor Aganin mes të tjerëve, e ndau nga familjarët duke e zbritur nga autobusi dhe bashkë me policë të tjerë e hipën në një veturë të kuqe. Fehmi Agani u ekzekutua atë ditë, në afërsi të Lipjanit nën një urë. Prej atëherë dhe deri sot që u bënë 25 vite, rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit nuk janë sqaruar plotësisht, kurse ekzekutuesit e tij nuk janë nxjerrë para drejtësisë,” ka shkruar Kurti.

Teksa shton se Agani kishte shrëbyer si busull në mes të turbullirave politike në Kosovë.

“Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, Fehmi Agani shihej si një figurë politike racionale që mund të shërbente si një busull mes turbullirave politike të kohës në Kosovë. Aktiviteti politik i tij dhe angazhimi i Profesor Aganit për lirinë e Kosovës, e kanë fiksuar biografinë e tij në historinë politike të Kosovës.”

“Fehmi Agani do të kujtohet përherë mes të rënëve të popullit tonë në përpjekjet dhe sakrificat për liri të Kosovës!”

source

Të ngajshme

“Gangsteri i Prishtinës”, kush është Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës?

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?