Telenews

Kurti për raportet me Ramën: Mos i shikoni me syrin e Big Brother

Në një deklaratë të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe ka bërë thirrje raportet mes tyre të mos shikohen me syrin e një spektakli televiziv si “Big Brother”.

“Mbajeni analizën politike të gjithë shqiptarët kudo që janë, mbajeni mendimin kritik, por mos i shikoni raportet midis politikanëve, jo vetëm në këtë rast midis dy kryeministrave, le të themi me syrin e Big Brother,” ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se ndonëse për shumë shqiptarë pamjet mediatike mund të kenë shkaktuar dëm, në terren puna ka vazhduar.

“Tregu i përbashkët ka arritje,” ka shtuar ai, duke vënë theksin te progresi i bërë pavarësisht perceptimeve publike.

Për Kurtin, më e rëndësishme është puna konkrete dhe rezultatet e arritura, jo formalitetet e takimeve dhe përshëndetjeve.

“Për mua nuk është e rëndësishme a ngritën njerëzit në këmbë a ma japin dorën e majtë apo të djathtë,” ka theksuar ai për A2CNN.

source

Të ngajshme

“Edhe mysliman edhe kundër kombit, nuk shkon”

Blearta

Kosova pa Rrahmanin dhe Avdullahun për play-off-in e Botërorit

Blearta

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Blearta