Telenews

Kurti përkujton mbi 200 të vrarë nga forcat serbe në Dyz të Podujevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Dyz të Podujevës në kuadër të 25-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe, ku u vranë mbi 200 civilë shqiptarë.

“Forcat e Serbisë këtu në trevat e Gollakut e të Llapit, në Dyz e në Koliq, kanë vra mbi 200 civilë të paarmatosur, të pambrojtur, pa i kursyer moshat e shtyra apo fëmijët e vegjël. Sot e kësaj dite ndonëse e kemi lirinë, pavarësinë, shtetin e demokracinë, nuk e kemi edhe drejtësinë për këto humbje të tmerrshme që i ka përjetuar populli e në veçanti familjet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se e vërteta e plotë ndodhet në arkivat në Beograd, derisa ka ritheksuar nevojën për drejtësi dhe thirrjen ndaj prokurorisë dhe gjyqësorit  për të intervistuar dëshmitarët, për të grumbulluar evidencat materiale dhe për të filluar me aktakuza, gjykime e dënime në mungesë.

“Ne nuk duhet të harrojmë që edhe lirinë që e gëzojmë, por edhe përgjegjësitë që i kemi në shtet i kanë rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet dhe te emrat e tyre që nuk harrohen, sepse i përkasin historisë së popullit tonë tashmë”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit, njofton Kryeministria.

Në këto homazhe Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale.

source

Të ngajshme

Hysni Gucati rikthehet në krye të OVL-së së UÇK-së

Donat Hashani

Sanksionet kundër NIS-it në Serbi pa ndikim në Kosovë

Donat Hashani

Scholz nuk arriti ta ndalë Baerbock që të mos largohej nga mbledhja e kabinetit, a ishte ikja me qëllim?

Donat Hashani