Telenews

Kurti: Po na e kushtëzojnë anëtarësimin në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ndërkombëtarët kanë vendosur një kusht të ri për anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj.

Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se diplomatët i kanë kërkuar që ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se nuk do ta bëjnë këtë

Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushteutese, kusht ky që hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Evropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti në Gjykatën Kushteuese të Kosovës. Ky dokument, i sjellë te ne nga përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog, Miroslav Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë, nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar”, tha Kurti.

Kurti tha se “nëse me datë 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes në Bruksel, vetëm atëherë ai draft-statut do të mund të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

Kryeministri tha se draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja “dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua”.

“Si i tillë, është një jo-dokument. Pra, është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë e mbetet absurde”, tha Kurti.

source

Të ngajshme

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, këto janë pikat e rendit të ditës

Donat Hashani

Osmani sot pret në takim këtë diplomate të huaj me shumë ndikim

Donat Hashani

Kurti dhe Vitia sot marrin pjesë në këtë aktivitet me shumë rëndësi

Donat Hashani