Telenews

Kurti: Shqiptarët e Kosovës janë vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-së

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 74 vjetorin e themelimit të NATOS-së.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook pos tjerash ka kujtuar edhe sulmet ajrore të NATO-së kundrejt Serbisë, në vitin 1999.

“24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë”, ka shkruajtur Kurti.

Ai ka thënë se kjo fushatë e NATO-së u bë shkak i rritjes së numrit të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe.

“Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë, gjatë dëbimit dhe masakrave të kryera prej tyre mbi shqiptarët në pranverën e vitit 1999”, thuhet në postim.

Kurti ka deklaruar edhe se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar të trajnohet sipas kritereve të NATO-së.

“24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më pare”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj