Telenews

Kurti takohet me shefin e EULEX-it: Incidentet ndëretnike janë gjithnjë e në rënie të dukshme

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Ai vlerësoi marrëdhëniet me EULEX-in si reagues i dytë i sigurisë në vend e në këtë prizëm veçanërisht edhe atë në raport me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi dhe gatishmërinë e vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushat si ajo e forenzikës përmes Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. U diskutua edhe çështja e lajmeve të rreme dhe dezinformimit e cila u konsiderua si tejet shqetësuese.

“Më tej, u nënvizua se incidentet ndëretnike janë gjithnjë e në rënie të dukshme, në veçanti gjatë këtij mandati qeverisës. Të dy palët mbeten të përkushtuara në gjithëpërfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe harmonisë sa më të gjerë ndëretnike”, njofton Zyra e Kryeministrit.

 Kryeministri Kurti e falënderoi shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, për takimin duke shprehur rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit.

Të ngajshme

Mitrovicë e Veriut: Gruaja e denoncoi rrejshëm kunatin për dhunim

Erzana Fazliu

Rovena, Xuxi e Besforti komentojnë daljen e Atillës nga shtëpia

Erzana Fazliu

Gërvalla uron Trump për fitoren, si aleat dhe mik i ngushtë i Kosovës

Erzana Fazliu