Telenews

Kurti takon investitorët në Dallas, ia përmend arsyet për të investuar në Kosovë (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti është takuar me investitorë, akademikë e profesionistë në Këshillin për Çështje Botërore të Dallasit.
Fuqia punëtore profesionale e Kosovës, kosto e ulët operative për kompanitë e Teknologjisë së Informacionit, zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u përmendën nga Kurti si arsye pse Kosova, sipas komunikatës nga Qeveria, ofron një mundësi të artë për investime të reja.
I pari i Qeverisë ftoi investitorët e fokusuar në sektorin e IT-së që ta përfshijnë Kosovën në planet e tyre për kontraktimin e shërbimeve.
Kurti po ashtu theksoi potencialin e mërgatës kosovare në ShBA, për investime të përbashkëta në Kosovë.
Përmirësimin vjetor për 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të raportit të Transparency International ishte po ashtu arsye e përmendur që investitorët të investojnë në shteti më të ri të Evropës.
“Miratimi i ligjit për Gjykatën Komerciale, që do të shërbejë për rritjen e efikasitetit të trajtimit të kontesteve ekonomike, dhe rishikimi i ligjeve ekzistuese kanë për qëllim ofrimin e kushteve sa më të favorshme dhe të përshtatshme të të bërit biznes”, citohet të ketë thënë Kurti.

LAJME TË NGJASHME

Të ngajshme

Gjermania i premton Ukrainës ndihma të mëtejshme –

KushtrimGuraj

Aksident i rëndë në Gjermani, katër persona mbesin të lënduar nga përplasja e dy veturave –

KushtrimGuraj

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj